Select Page

38. Ne edhe para teje dërguam profetë, të cilëve u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë i dërguar nuk solli argument, përveçse me lejen e Allahut. Çdo kohë ka Librin e vet (ku përcaktohet caku i saj).

– “Ne edhe para teje dërguam profetë, të cilëve u mundësuam të kenë gra e fëmijë.“  -Ti nuk je i pari i dërguar ndër njerëz, që ata të habiten se Zoti të dërgoi ty si profet. Armiqtë e tu nuk kanë pse ta shohin si mangësi faktin që ti ke gra dhe fëmijë. Kjo habi...

37. Kështu, Ne e kemi shpallur atë (Kur’anin) në gjuhën arabe, për të qenë një Ligj i përkryer. Por, nëse ndjek dëshirat e tyre, pas diturisë së madhe që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmë e as mbrojtje prej Allahut.

– “Kështu, Ne e kemi shpallur atë (Kur’anin) në gjuhën arabe, për të qenë një Ligj i përkryer.“  – Kuptimi: Ne e kemi shpallur këtë libër që të jetë një ligj i përkryer, i qartë dhe i kuptueshëm. Ne e shpallëm Kur’anin me gjuhën më të pasur dhe...

36. Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin gëzohen me atë që t’u shpall ty. Por ka grupime që e mohojnë një pjesë të tij. Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Allahun, pa i bërë shok Atij. Unë vetëm tek Ai ftoj dhe vetëm tek Ai është kthimi im.

– “Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin gëzohen me atë që t’u shpall ty.” – Ata të cilëve Zoti u dhuroi mirësinë e diturisë rreth shpalljeve të Tij gëzohen me këtë Shpallje madhështore, që po të dhurohet ty, o Muhamed. Ata janë të bindur se ajo t’u shpall...

35. Xheneti që u është premtuar të devotshmëve është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, ku ushqimi dhe hija janë të përhershme. Ky do të jetë fundi i lumtur i atyre që janë të devotshëm, ndërsa fundi i jobesimtarëve do të jetë Zjarri.

– “Xheneti që u është premtuar të devotshmëve është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, ku ushqimi dhe hija janë të përhershme.“ – Duke shpresuar këtë Xhenet, besimtarët u largohen atyre gjërave që Zoti dhe Profeti i Tij kanë ndaluar, si...