Select Page

43. Ata që mohojnë thonë: “Ti nuk je i dërguar.” Thuaj: “Mjafton që Allahu është dëshmues midis meje dhe jush, por edhe midis meje dhe atyre që kanë njohuri për Librin.”.

– “Ata që mohojnë thonë: “Ti nuk je i dërguar.”” – Ata të mohojnë ty dhe e konsiderojnë gënjeshtër Shpalljen që t’u dha nga Zoti. Thuaji atyre, nëse kërkojnë ndonjë dëshmues për këtë fakt: – “Thuaj: “Mjafton që Allahu është dëshmues midis meje dhe...

42. Edhe ata, që kanë qenë para tyre, thurën intriga, por çdo intrigë është në dorën e Allahut. Ai e di se çfarë vepron çdo njeri dhe mohuesit do ta kuptojnë mirë se për kë do të jetë Fundi i lumtur.

– “Edhe ata që kanë qenë para tyre thurën intriga, por çdo intrigë është në dorën e Allahut.“ – Shumë intriga dhe plane thurën popujt e shkuar kundër profetëve dhe kundër të vërtetës, që ata sollën nga Zoti, por nuk arritën asgjë. Ata luftuan kundër rrugës...

41. A nuk shohin ata se Ne po ua ngushtojmë tokën nga skajet e saj? Allahu gjykon dhe askush nuk mund ta kundërshtojë gjykimin e Tij. Ai është i Shpejtë në llogari.

– “A nuk shohin ata se Ne po ua ngushtojmë tokën nga skajet e saj? Allahu gjykon dhe askush nuk mund ta kundërshtojë gjykimin e Tij. Ai është i Shpejtë në llogari.“ – Rreth kuptimit të “ngushtojmë tokën” janë dhënë shpjegime të ndryshme nga dijetarët. Një...

40. Edhe nëse do të të mundësojmë ta shohësh (sa je gjallë) një pjesë të asaj që ua kemi premtuar atyre, apo të ta marrim shpirtin (para se të përfundojë e gjitha), detyra jote është vetëm kumtimi i qartë (i shpalljes), kurse gjykimi për ta i Yni.

– “Edhe nëse do të të mundësojmë ta shohësh (sa je gjallë) një pjesë të asaj që ua kemi premtuar atyre, apo të ta marrim shpirtin (para se të përfundojë e gjitha), detyra jote është vetëm kumtimi i qartë (i shpalljes), kurse gjykimi për ta i Yni.“ – Allahu...

38. Ne edhe para teje dërguam profetë, të cilëve u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë i dërguar nuk solli argument, përveçse me lejen e Allahut. Çdo kohë ka Librin e vet (ku përcaktohet caku i saj).

– “Ne edhe para teje dërguam profetë, të cilëve u mundësuam të kenë gra e fëmijë.“  -Ti nuk je i pari i dërguar ndër njerëz, që ata të habiten se Zoti të dërgoi ty si profet. Armiqtë e tu nuk kanë pse ta shohin si mangësi faktin që ti ke gra dhe fëmijë. Kjo habi...