Select Page

18. Ja si është shembulli i atyre që mohojnë Zotin e tyre. Veprat e tyre janë si pluhuri, të cilin era e shpërndan në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të përfitojnë asgjë nga veprat që kanë bërë. Kjo është një humbje e madhe.

– ”Ja si është shembulli i atyre që mohojnë Zotin e tyre. Veprat e tyre janë si pluhuri, të cilin era e shpërndan në një ditë të stuhishme.” – Allahu i Lartësuar përshkruan se si janë veprat e mohuesve. Por për çfarë veprash bëhet fjalë? Janë dhënë dy...

43. Ata që mohojnë thonë: “Ti nuk je i dërguar.” Thuaj: “Mjafton që Allahu është dëshmues midis meje dhe jush, por edhe midis meje dhe atyre që kanë njohuri për Librin.”.

– “Ata që mohojnë thonë: “Ti nuk je i dërguar.”” – Ata të mohojnë ty dhe e konsiderojnë gënjeshtër Shpalljen që t’u dha nga Zoti. Thuaji atyre, nëse kërkojnë ndonjë dëshmues për këtë fakt: – “Thuaj: “Mjafton që Allahu është dëshmues midis meje dhe...

42. Edhe ata, që kanë qenë para tyre, thurën intriga, por çdo intrigë është në dorën e Allahut. Ai e di se çfarë vepron çdo njeri dhe mohuesit do ta kuptojnë mirë se për kë do të jetë Fundi i lumtur.

– “Edhe ata që kanë qenë para tyre thurën intriga, por çdo intrigë është në dorën e Allahut.“ – Shumë intriga dhe plane thurën popujt e shkuar kundër profetëve dhe kundër të vërtetës, që ata sollën nga Zoti, por nuk arritën asgjë. Ata luftuan kundër rrugës...

41. A nuk shohin ata se Ne po ua ngushtojmë tokën nga skajet e saj? Allahu gjykon dhe askush nuk mund ta kundërshtojë gjykimin e Tij. Ai është i Shpejtë në llogari.

– “A nuk shohin ata se Ne po ua ngushtojmë tokën nga skajet e saj? Allahu gjykon dhe askush nuk mund ta kundërshtojë gjykimin e Tij. Ai është i Shpejtë në llogari.“ – Rreth kuptimit të “ngushtojmë tokën” janë dhënë shpjegime të ndryshme nga dijetarët. Një...

40. Edhe nëse do të të mundësojmë ta shohësh (sa je gjallë) një pjesë të asaj që ua kemi premtuar atyre, apo të ta marrim shpirtin (para se të përfundojë e gjitha), detyra jote është vetëm kumtimi i qartë (i shpalljes), kurse gjykimi për ta i Yni.

– “Edhe nëse do të të mundësojmë ta shohësh (sa je gjallë) një pjesë të asaj që ua kemi premtuar atyre, apo të ta marrim shpirtin (para se të përfundojë e gjitha), detyra jote është vetëm kumtimi i qartë (i shpalljes), kurse gjykimi për ta i Yni.“ – Allahu...