Select Page

30. S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë.” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, do t’u zbresin melekët (e do t’u thonë): “Mos u frikësoni e mos u trishtoni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar!

Allahu i Lartësuar sjell një lajm të gëzuar për të dashurit e Tij të zgjedhur, për besimtarët e devotshëm dhe të sinqertë. Kështu, Ai kalit vullnetin e tyre dhe nxit tek ata ambicien për punë të mira dhe për bindje ndaj Tij. Kjo është, gjithashtu, një nxitje për të...

29. Jobesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ato xhinde dhe ata njerëz që na përhumbën (nga e vërteta), që t’i shtypim me këmbët tona e të jenë më të poshtëruarit.

–  “Jobesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ato xhinde dhe ata njerëz që na përhumbën (nga e vërteta), që t’i shtypim me këmbët tona e të jenë më të poshtëruarit.” – Të mashtruarit që ndiqnin udhëheqësit e tyre, të dëshpëruar, do t’i drejtohen...

25. Ne u patëm caktuar atyre shokë të këqij, që vazhdimisht ua hijeshonin (gjynahet e kryera në) të shkuarën dhe të ardhmen e tyre. Dhe dënimi i tyre u bë realitet, ashtu si ai i brezave të mëparshëm të xhinëve dhe të njerëzve. Ata ishin krejtësisht të humbur.

– “Ne u patëm caktuar atyre shokë të këqij, që vazhdimisht ua hijeshonin (gjynahet e kryera në) të shkuarën dhe të ardhmen e tyre.” – Zullumqarëve që janë armiq me të vërtetën u janë vënë si shoqërues shejtanët, të cilët nuk u ndahen dhe i nxisin për të...