Select Page

  “Jobesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ato xhinde dhe ata njerëz që na përhumbën (nga e vërteta), që t’i shtypim me këmbët tona e të jenë më të poshtëruarit.” – Të mashtruarit që ndiqnin udhëheqësit e tyre, të dëshpëruar, do t’i drejtohen Allahut të Lartësuar, duke thënë: “Na i trego ata njerëz dhe xhindë që na devijuan nga rruga e drejtë dhe na çuan në humbje, dhe pastaj në këtë ndëshkim.

Na i trego cilët janë ata shejtanë njerëz dhe xhindë, të cilët na ftuan dhe na tërhoqën në Xhehenem. Na i trego, që t’i shkelim dhe copëtojmë me këmbët tona. Ashtu sikurse na poshtëruan ne, duke na devijuar nga e mira për të na drejtuar tek e keqja, ashtu na jep mundësinë që t’i vëmë poshtë këmbëve tona!” Në këtë ajet tregohet urrejtja e madhe që dy palët, pasues dhe të pasuar, do të kenë në Zjarr ndaj njëri-tjetrit. Ata do të mallkojnë dhe do të distancohen nga njëri-tjetri.