Select Page

– “Ky është ndëshkimi për armiqtë e Allahut: Zjarri. Atje është Shtëpia e tyre e Përhershme, …” – Ky është ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe kundër të dashurve të Tij. Ata mohojnë të vërtetën, duke e konsideruar atë si gënjeshtër, madje e paraqesin atë si rrugë të shtrembër në mënyrë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse. Zjarri ka për të qenë vendqëndrimi i tyre i përjetshëm. Atyre nuk do t’u lehtësohet aspak ky ndëshkim dhe kurrë nuk kanë për t’u ndihmuar.

– “… si shpërblim për refuzimin e padrejtë të argumenteve Tona.” – Ato janë ajete dhe fakte të qarta, argumente të prera, të cilat sjellin siguri e bindje. Pa dyshim, mohimi me urrejtje dhe armiqësia ndaj tyre konsiderohet si padrejtësia më e madhe.