Allahu i Lartësuar na tregon se mohuesit jo vetëm që i kthejnë shpinën Kur’anit, por edhe e këshillojnë njëri-tjetrin për një krim të tillë:
– “Ata që nuk besojnë thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe, kur të lexohet, llomotitni, se ndoshta ia dilni mbanë!” – Kuptimi: Mos e dëgjoni Kur’anin dhe mos u mendoni shumë rreth mesazhit që ai përcjell. Shpërfillini, gjithashtu, edhe ata që ju flasin për Kur’anin. Nëse ju ndodh që të dëgjoni diçka prej këtij libri, atëherë bëni zhurmë e dërdëllisni sa të mundeni, që askush të mos e dëgjojë atë. Njerëz të tillë shpresojnë se, po të veprojnë ashtu, ndoshta mund të shpëtojnë nga ndikimi i fuqishëm që ka Kur’ani në shpirtrat e njerëzve.
Kjo është një dëshmi shumë e qartë prej armiqve të Librit të Zotit, se ata mund të përballen me Kur’anin veçse duke mos e dëgjuar atë. E vetmja mënyrë që ata zgjedhin për të mos iu nënshtruar atij është që të mos e dëgjojnë dhe të mos e pranojnë të vërtetën e tij, e cila është e pamohueshme. Sidoqoftë, e vërteta kurrë nuk mund të mposhtet dhe të zhduket, dhe këtë e dinë shumë mirë miqtë dhe armiqtë e saj. Sigurisht, kjo zgjedhje e tyre është tregues i qartë i padrejtësisë dhe i armiqësisë që kanë ndaj së vërtetës. Kështu, ata nuk i lënë asnjë mundësi vetes së tyre për të gjetur udhëzimin. Për ta mbetet veçse ndëshkimi dhe dëshpërimi. Prandaj i Madhëruari thotë: