Select Page

31. Të humbur janë vërtet ata që e mohojnë takimin me Allahun. Kur Ora (e Kijametit) t’u vijë befas, ata do të thonë: “Ah, të mjerët ne, për ato që i shpërfillëm!” Dhe në shpinë do të bartin gjynahet e veta. Sa e shëmtuar është ajo barrë që do të bartin!”

– ”Të humbur janë, vërtet, ata që e mohojnë takimin me Allahun. – Kanë humbur, janë dëshpëruar dhe janë privuar nga çdo mirësi ata që mohojnë takimin me Allahun. Ata vajtën në këtë përfundim, pra, në mohimin e ringjalljes dhe të takimit me Allahun, sepse...

30. Eh, sikur t’i shihje ata kur të qëndrojnë para Zotit të tyre! Atyre do t’u thuhet: “A nuk është kjo (ringjallje) e vërteta?” Ata do të thonë: “Po, për Zotin tonë!” Ai do t’u thotë: “Shijojeni atëherë dënimin, për shkak se ju e mohonit besimin (e drejtë)!”

Sikur t’i shihje mohuesit e Zotit dhe të ringjalljes, do të shihje tmerr atë ditë. Duke ua shtuar edhe më shumë dëshpërimin, i Madhëruari do t’u thotë: “A nuk është i vërtetë ky tani?” Pra, a nuk është i vërtetë ky ndëshkim, që po vuani tani? Ata të dëshpëruar do të...

28. Por, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.

– “Po, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.” – Ata e fshihnin në veten e tyre faktin se ishin mashtrues. Ky fakt...