Select Page

39. Ata që mohojnë shpalljet Tona janë shurdhë e memecë, të përhumbur në errësira. Allahu e lë në humbje atë që Ai dëshiron dhe vë në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron.

– “Ata që mohojnë shpalljet Tona janë shurdhë e memecë, të përhumbur në errësira.” – Ky ajet flet për gjendjen e mohuesve të shpalljeve të Zotit dhe mohuesve të profetëve të Tij. Ata ia kanë mbyllur vetes portën e udhëzimit dhe kanë hapur portën e...

38. Të gjitha kafshët në Tokë dhe të gjithë shpendët, që fluturojnë me dy krahë, të gjithë janë të ndarë në bashkësi, ashtu sikurse edhe ju. Asgjë nuk kemi lënë pa përmendur në Libër. Në fund, te Zoti i tyre do të tubohen të gjithë.

– “Të gjitha kafshët në Tokë dhe të gjithë shpendët, që fluturojnë me dy krahë, të gjithë janë të ndarë në bashkësi, ashtu sikurse edhe ju.” – Të gjitha gjallesat e tokës, ajrit dhe ujit, si bagëtitë, egërsirat, zogjtë etj., të gjitha janë të ndara në...

37. Ata thonë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaju: “S’ka dyshim se Allahu ka fuqi të zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë këtë.

– ”Ata thonë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” – Për qëllim janë ato mrekulli të kërkuara nga ata, me mendjet dhe dëshirat e tyre të prishura, sikurse ka shpjeguar i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata thanë: “Ne nuk do të të...

35. Nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe, kërkoje atëherë, nëse ke mundësi, ndonjë tunel në tokë ose shkallë në qiell e t’u sjellësh atyre ndonjë argument. Po të kishte dashur Allahu, do t’i kishte bashkuar në rrugë të drejtë. Prandaj, mos u bëj si injorantët!

– “Nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe …” – Profeti (a.s)ishte shumë i përkushtuar në ftesën e njerëzve për ta adhuruar Allahun. Ai e dëshironte me ngulm udhëzimin e tyre. Kur ata refuzonin, ai ndihej keq dhe ngushtohej në shpirt. Por...

34. Edhe para teje janë mohuar shumë të dërguar, por ata duruan mohimin dhe mundimet, derisa u erdhi ndihma Jonë. Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Allahut. Tashmë, ty të kanë ardhur disa nga ngjarjet e të dërguarve.

– Edhe para teje janë mohuar shumë të dërguar, por ata duruan mohimin dhe mundimet, derisa u erdhi ndihma Jonë. Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Allahut.” – Duro edhe ti sikurse edhe ata, që, ashtu si ata, të lartësohesh dhe të fitosh mirësi të mëdha...