Select Page

– “Nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe …” – Profeti (a.s)ishte shumë i përkushtuar në ftesën e njerëzve për ta adhuruar Allahun. Ai e dëshironte me ngulm udhëzimin e tyre. Kur ata refuzonin, ai ndihej keq dhe ngushtohej në shpirt. Por Allahu i Madhëruar i kujton Profetit të Tij diçka shumë të rëndësishme për ta zbutur shqetësimin e tij. Ai i thotë: Nuk është brenda mundësive të tua, që ti të udhëzosh ata që Zoti nuk dëshiroi t’i udhëzojë:

– “… kërkoje atëherë, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose shkallë në qiell e t’u sjellësh atyre ndonjë argument.” – Edhe sikur ta bëjë diçka të tillë, atyre nuk do t’u vlente fare. Kjo duhet ta presë shpresën se ata kryeneçë mund të udhëzohen në rrugën e drejtë. I vetmi që ka në dorë udhëzimin e tyre është Allahu i Madhëruar, i Cili është i Gjithëditur, i Drejtë dhe i Urtë. Ai thotë:

– Po të kishte dashur Allahu, do t’i kishte bashkuar në rrugë të drejtë. Prandaj, mos u bëj si injorantët!” – Urtësia e Tij vendosi që ata të mbesin në humbje, prandaj mos u bëj si injorantët, të cilët nuk e njohin realitetin e gjërave dhe nuk i trajtojnë ato ashtu si duhet.