Select Page

– “Ne e dimë se ty të brengos ajo që ata thonë.” – Kuptimi: Allahu i Madhëruar i di shumë mirë fjalët që mohuesit thonë dhe për mohimin e tyre. Por Ai të urdhëron që të tregosh durim ndaj fyerjeve dhe mosbesimit të tyre. Mos mendo se jobesimtarët dyshojnë në besnikërinë dhe profetësinë tënde.

– “Ata, në të vërtetë, nuk të mohojnë ty …” – Ata nuk e mohojnë vërtetësinë tënde si profet i Zotit, sepse ata e dinë shumë mirë sinqeritetin, pastërtinë dhe dëlirësinë tënde. Ata e njohin mirë të kaluarën tënde dhe po ata të quanin Emin (Besniku) para Shpalljes.

– “… por ata keqbërës mohojnë me forcë Argumentet e Allahut.” – Ata thjesht duan që, padrejtësisht, të mohojnë Shpalljen e Zotit, që t’u dhurua ty. Por ti vazhdo me durim në përcjelljen e Shpalljes dhe kujto gjithmonë se: