– “Po, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.” – Ata e fshihnin në veten e tyre faktin se ishin mashtrues. Ky fakt shpeshherë ua ngacmonte shpirtin, por qëllimet e tyre të prishura i penguan nga rruga e drejtë dhe nga e mira.
Dëshirat e tyre të mbrapshta ua devijuan zemrën. Kështu ndodhi me ta në jetën e dynjasë. Për këtë arsye, kur ata shprehin dëshirën që të kthehen në dynja, me pretendimin se do të punojnë vepra të mira dhe do të ndjekin udhën e drejtë, ata janë gënjeshtarë. Qëllimi i tyre i vetëm është thjesht shpëtimi prej ndëshkimit. Duke mohuar ringjalljen, ata thonë: