Select Page

63. Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave të Tokës e të detit, kur ju i luteni Atij përulësisht e fshehtas: “Sikur të na shpëtojë prej kësaj, ne do të jemi mirënjohës.“

Drejtoju idhujtarëve, të cilët adhurojnë e lusin idhuj, dhe nxiti të mendohen dhe të arsyetojnë me qetësi e thellësi! Ata e pranojnë se Allahu është Rab – Zoti, Krijuesi, Furnizuesi, Sunduesi dhe Ai që përkujdeset e ka në dorë gjithçka, madje është i vetëm në...

61. Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet. Ai ve roja për ju. Më në fund, kur ndonjërit prej jush i vjen vdekja, të dërguarit Tanë ia marrin shpirtin, dhe ata kurrë nuk bëjnë lëshime.

– “Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet. Ai ve roje për ju …” – Allahu është Sunduesi i krijesave të Tij. Mbi ta realizohet dëshira dhe gjykimi i Tij gjithëpërfshirës. Ata nuk zotërojnë as më të voglën çështje. Ata lëvizin apo qëndrojnë në prehje...

60. Është Ai që jua merr shpirtrat natën (në gjumë) dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën. Më pas, Ai jua kthen ato, për të vazhduar (jetën) deri në afatin e caktuar. Në fund, tek Ai do të ktheheni, dhe do t’ju tregojë të vërtetën e asaj që keni bërë.

– “Është Ai që jua merr shpirtrat natën (në gjumë) dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën. Më pas, Ai jua kthen ato, për të vazhduar (jetën) deri në afatin e caktuar.“ – Ky është një pohim e përforcim i njëshmërisë së Zotit në meritën e adhurimit dhe një...

59. Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.

– “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det.“ – Ky ajet i madh është një nga më të mrekullueshmit, që përshkruan diturinë gjithëpërfshirëse të Allahut të Madhëruar. Dituria e Tij ka...

58. Thuaj: “Sikur të ishte në dorën time ajo për të cilën nguteni, çështja mes meje dhe jush do të kishte përfunduar. Allahu është i gjithëditur për keqbërësit.

– “Thuaj: “Sikur të ishte në dorën time ajo për të cilën nguteni, çështja mes meje dhe jush do të kishte e përfunduar.”! – Thuaju atyre që kërkojnë përshpejtimin e ndëshkimit, nga injoranca, arroganca dhe padrejtësia që i karakterizon: Sikur çështja të...