Select Page

57. Thuaj: “Unë kam Argument të qartë nga Zoti im, ndërsa ju e mohoni atë. Ai që ju e kërkoni me ngut, nuk është në dorën time. Gjykimi për gjithçka i takon vetëm Allahut: Ai shpall të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykuesve.

– “Thuaj: “Unë kam Argument të qartë nga Zoti im…” – Unë kam siguri të plotë për saktësinë e Shpalljes nga Zoti im dhe për kotësinë e çdo besimi tjetër të devijuar. Kjo është një dëshmi e fortë mbi vërtetësinë e besimit islam në një Zot, që meriton...

56. Thuaj: “Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni përveç Allahut!” Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, sepse atëherë do të isha i humbur e jo prej të udhëzuarve.

  Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u drejtohet idhujtarëve dhe t’u thotë: – “Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni përveç Allahut.” – Unë jam ndaluar që t’u kushtoj adhurime atyre që ju adhuroni veç Allahut, kushdo qofshin ata:...

54. Kur të vijnë tek ti ata që i besojnë Ajetet Tona, thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia bëri detyrë Vetes së Vet Mëshirën. Nëse ndonjëri prej jush bën ndonjë të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.

– “Kur të vijnë tek ti ata që i besojnë Ajetet Tona, thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia bëri detyrë Vetes së Vet Mëshirën. – Kur të vijnë besimtarët, uroji mirëseardhjen dhe përshëndeti me selam, që t’u ngresh lart moralin e t’u forcosh vullnetin për...

53. Kështu i sprovojmë Ne disa me disa të tjerë, derisa të thonë: “Vallë, këta janë ata që përzgjodhi Allahu mes nesh dhe u dhuroi mirësi?” Po a nuk është Allahu më i Dituri, për ata që janë mirënjohës?!

– “Kështu i sprovojmë Ne disa me disa të tjerë …” – Kështu i sprovon Allahu i Madhëruar njerëzit. Disa i bën të pasur dhe disa të varfër, disave u ka dhënë fis të gjerë e famë, e disa të tjerë i ka bërë të dobët e pa mbështetje njerëzore. Por nëse...

52. Mos i largo ata që e adhurojnë Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, me sinqeritet ndaj Tij. Ti nuk mban përgjegjësi për asnjë nga veprat e tyre, ashtu si edhe ata nuk mbajnë përgjegjësi për veprat e tua. Nëse i largon ata, bëhesh si të padrejtët.

– “Mos i largo ata që e adhurojnë Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, me sinqeritet ndaj Tij. – Kurrë mos i largo prej teje dhe nga takimet e tua adhuruesit e sinqertë, duke synuar të shoqërohesh e të ulesh me të tjerë! Mos i largo ata nga vetja jote, sepse...