Select Page

10. Bisedat e fshehta (për gjynahe) i nxit vetëm Shejtani, për t’u sjellë shqetësime atyre që besojnë. Por ato nuk mund t’i dëmtojnë ata aspak, pa lejen e Allahut. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.

– “Bisedat e fshehta (për gjynahe) i nxit vetëm Shejtani, …” – Bisedat e fshehta dhe intrigat që armiqtë thurin kundër besimtarëve janë të nxitura nga Shejtani i mallkuar. Por, megjithatë, intrigat e Shejtanit janë të dobëta. Ajo që armiqtë mund të...

9. O ju që keni besuar! Kur bisedoni fshehtas me njëri-tjetrin, mos bisedoni për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit, por bisedoni për punë të mira e devotshmëri! Gjithmonë ta keni frikë Allahun, tek i Cilit do të tuboheni të gjithë (për llogarinë me drejtësi).

– “O ju që keni besuar! Kur bisedoni fshehtas me njëri-tjetrin, mos bisedoni për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit, por bisedoni për punë të mira e devotshmëri! Gjithmonë ta keni frikë Allahun, tek i Cilit do të tuboheni të gjithë (për...

8. A nuk i sheh ata të cilët, edhe pse u është ndaluar të bisedojnë fshehtas (për gjynahe), i kthehen përsëri së ndaluarës dhe pëshpërisin për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit? Kur vijnë tek ti, ata të përshëndesin jo ashtu si të përshëndet Allahu dhe thonë me vete: “Përse nuk na dënon Allahu për këto fjalë që po themi?” Mjafton për ta Xhehenemi, ku do të hidhen. Eh, sa vend i tmerrshëm është ai.

– “A nuk i sheh ata të cilët, edhe pse u është ndaluar të bisedojnë fshehtas (për gjynahe), i kthehen përsëri së ndaluarës dhe pëshpërisin për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit?” – El nexhua quhet një bisedë e fshehtë e zhvilluar...

7. A nuk e di ti se Allahu di për gjithçka që gjendet në qiej dhe për gjithçka që gjendet në Tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti e as mes pesë vetave, që Ai të mos jetë i gjashti e as mes më pak dhe as mes më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë. Më pas, Ditën e Kijametit, Ai do t’i njoftojë ata për çfarë kanë bërë. Allahu Di gjithçka.

– “Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata i kanë harruar.” – Allahu i Madhëruar na tregon se ditën kur të ringjallë krijesat, Ai do t’i shpërblejë të gjithë sipas veprave...

6. Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Mbikëqyrësi i gjithçkaje.

– “Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata i kanë harruar.” – Allahu i Madhëruar na tregon se ditën kur të ringjallë krijesat, Ai do t’i shpërblejë të gjithë sipas veprave...

5. Nuk ka dyshim se ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij janë të poshtëruar, ashtu siç u poshtëruan ata përpara tyre. Ne u shpallëm atyre fakte të qarta. Për mohuesit është përgatitur një dënim poshtërues.

– “Nuk ka dyshim se ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij janë të poshtëruar, ashtu siç u poshtëruan ata përpara tyre. Ne u shpallëm atyre fakte të qarta.” – Këtu flitet për ‘el muhaddetu’, që është kundërshtimi i Allahut dhe Profetit të Tij,...