Select Page

4. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjërojë dy muaj rresht, para se të kryejë marrëdhënie. Kush nuk mundet as për këtë, atëherë le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo, për të treguar se ju besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Këta janë kufijtë e Allahut dhe mohuesit kanë dënim të dhembshëm.

– “E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjërojë dy muaj rresht, para se të kryejë marrëdhënie. Kush nuk mundet as për këtë, atëherë le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër.” – Nëse burri nuk zotëron robër ose nuk ka pasuri për të liruar një rob,...

3. Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, e pastaj tërhiqen nga ajo që kanë thënë, janë të detyruar që, para se të kontaktojnë me to, të lirojnë një rob. Ky është ligji i urdhëruar për ju. Allahu është i Gjithëditur rreth punëve tuaja.

– “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, e pastaj tërhiqen nga ajo që kanë thënë, janë të detyruar që, para se të kontaktojnë me to, të lirojnë një rob.” – Dijetarët kanë mendime të ndryshme për çështjen e...

2. Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë ato që i kanë lindur. Në fakt, ata thonë fjalë të urryera dhe të pavërteta. Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mbulues i gjynaheve.

–  “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë ato që i kanë lindur.” – Dhihar-i ndodh kur burri i thotë gruas së vet: “Ti je për mua si shpina e nënës time”, ose...

1. Vërtet, Allahu i dëgjoi fjalët e asaj që bisedoi me ty lidhur me bashkëshortin e saj dhe u ankua tek Allahu. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj. Allahu Dëgjon dhe Sheh gjithçka.

Këto ajete janë shpallur pas ngjarjes së një ensari me gruan e tij. Gruaja u ankua tek Allahu i Madhëruar dhe ia parashtroi disa herë çështjen Profetit (a.s.). Por çfarë kishte bërë burri i saj? Pas shumë vitesh të martuar e me fëmijë, burri ishte betuar se nuk do të...