Select Page

22. Nuk gjen popull që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit e të dojë ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur ata të jenë prindërit, fëmijët, vëllezërit ose farefisi i tyre. Të tillë janë ata, në zemrat e të cilëve Ai ka shkruar besimin, e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe do t’i futë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Këta janë pala e Allahut. Ta dini se pala e Allahut janë të shpëtuarit.

  Nëse njeriu beson vërtet Allahun dhe Ditën e Gjykimit, patjetër që do të kryejë veprat që ia kërkon besimi i tij i sinqertë. Ndër veprat më të rëndësishme që lypsen nga besimi është dashuria për ata që besojnë Allahun dhe mbështetja e plotë e tyre, nga njëra anë,...

19. Ata i ka vënë poshtë Shejtani dhe i ka bërë që të harrojnë porositë e Allahut. Ata janë palë me Shejtanin, e dijeni se palë me Shejtanin janë vetëm të humburit.

– “Ata i ka vënë poshtë Shejtani dhe i ka bërë që të harrojnë porositë e Allahut. Ata janë palë me Shejtanin, e dijeni se palë me Shejtanin janë vetëm të humburit.” – Duke harruar dhe shpërfillur porositë e Allahut, ata shkatërruan dhe humbën fenë,...

18. Ditën kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, sikurse ju betohen juve, duke pandehur se kështu do të arrijnë diçka. Në fakt, ata janë veç gënjeshtarë.

– “Ditën kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, sikurse ju betohen juve, duke pandehur se kështu do të arrijnë diçka. Në fakt, ata janë veç gënjeshtarë.” – Ai që jeton në një mënyrë, ashtu do të vdesë. Kështu, munafikët në jetën e...