Select Page

63. Kur erdhi Isai me shenja të qarta, tha: “Erdha te ju me urtësinë e madhe dhe që t’ju sqaroj një pjesë të çështjeve, për të cilat keni mospajtime. Kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua.

– “Kur erdhi Isai me shenja të qarta, tha: …” – Isai (a.s) u solli atyre fakte, shenja e mrekulli të shumta, që tregonin për vërtetësinë e tij si profet i Zotit, si dhe për vërtetësinë e mesazhit që ai solli. Ndër mrekullitë e mëdha që ai solli ishin...