– “Të mos ju pengojë Shejtani! Ai është armiku juaj i hapur.” – Mos lejoni që Shejtani i mallkuar t’ju pengojë nga rruga e drejtë, duke bërë që të mos zbatoni atë që jeni urdhëruar ta zbatoni, apo të bëni atë që Zoti ju ka ndaluar ta bëni. Shejtani i mallkuar është armiku juaj i përbetuar, që lufton pa mëshirë për t’ju devijuar nga rruga e drejtë. Ai përpiqet me çdo mënyrë për t’ia arritur qëllimit të tij.