Select Page

  “Po të donim, Ne mund të bënim melekë në vendin tuaj, që t’ju zëvendësonin në tokë.” – Kuptimi: Nëse do të dërgonim melekë si të dërguar, do t’ju zëvendësonim edhe ju me melekë, që të rrinin si ju në tokë. Por meqë në tokë jeni vendosur ju, o njerëz, ju nuk mund ta përballoni një profet-melek. Është mëshirë dhe butësi nga Zoti juaj që ju dërgoi si profet një njeri, ashtu siç jeni ju, e jo melek. Ai ju dërgoi një njeri, që ju ta merrni me lehtësi dhe qartësi mesazhin e Zotit.