Select Page

“Por palët u përçanë mes tyre.” – Edhe pasi Isai (a.s.) solli këto argumente, grupacionet u përçanë mes tyre. Secili grup kishte nga një ide të gabuar për Isain, duke hedhur poshtë kështu mesazhin e vetë Isait (a.s.).

Përjashtim bënë vetëm besimtarët e sinqertë të udhëzuar nga Zoti, të cilët e besuan Isain si profet të zgjedhur dhe pranuan gjithçka që ai solli prej Zotit të tij. Ata e besuan ashtu sikurse ai ishte në të vërtetë, si rob e adhurues i Zotit dhe si profet i Tij.

– “Mjerë keqbërësit për dënimin e Ditës së Dhembshme!” – Mjerë zullumqarët, për dënimin dhe dëshpërimin e madh që do të përjetojnë atë ditë të dhimbshme dhe të vështirë.