Select Page

– “Ai (Isai) është parashenjë e Kjametit, …” – Isai (a.s) ishte shenjë që dëshmonte për vërtetësinë e ringjalljes. Kështu, Ai që është i plotfuqishëm për të krijuar një njeri me nënë dhe pa babë, Ai është i plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit nga varret e tyre. Gjithashtu, Isai (a.s) do të zbresë në tokë në fazën e fundit të kësaj bote, zbritje e cila do të jetë një nga shenjat e afrimit të Kijametit.

  “… prandaj kurrsesi mos dyshoni në të (në Ditën e kjametit), por pasoni rrugën time …” – Kurrsesi mos dyshoni në vërtetësinë e Ditës së Ringjalljes, ditë kur çdokush ka për t’u shpërblyer sipas meritës e veprave. Dyshimi në këtë ditë është tregues i mosbesimit në Zotin. Besoni çdo gjë që jeni urdhëruar të besoni dhe pasoni rrugën e Zotit, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.

  “… Kjo është rruga e drejtë!” – Rruga e drejtë, ajo që të çon te Zoti Krenar dhe i Lartësuar, është besimi i plotë i gjithçkaje që Zoti ka urdhëruar të besohet dhe pasimi i rrugës së Profetit të Tij.