Select Page

9. A është njëlloj ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë, që i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet (me ata që nuk i bëjnë këto)? Thuaj (O Muhamed): “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Por, vetëm të mençurit marrin mësim.

– “A është njëlloj ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë, që i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet (me ata që nuk i bëjnë këto)?“ – Në këto ajete, Allahu i Madhëruar vendos...

8. E, kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai i lutet Zotit të vet, duke iu kthyer Atij me pendesë. Por, kur Ai (Allahu) i jep ndonjë të mirë, njeriu harron se më parë i është lutur Atij dhe i përshkruan shokë Allahut e kështu, i largon të tjerët nga rruga e Allahut. Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mohimin tënd, se ti pa dyshim je nga banorët e Zjarrit!”

– “E, kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai i lutet Zotit të vet, duke iu kthyer Atij me pendesë.“ – Allahu i Madhëruar na njofton për mirësitë e shumta që Ai i dhuron robit dhe kujdesin e madh që tregon për të, edhe pse robi tregohet mosmirënjohës. Kur...

7. Nëse ju mohoni (besimin e vërtetë), Allahu nuk ka asnjë nevojë për ju. Atij nuk i pëlqen që robërit e Tij të mohojnë (besimin). Nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, kjo është ajo që Ai e pëlqen për ju. Dhe askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Në fund, vetëm te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e gjithçkaje që keni bërë (në këtë jetë). Ai e di mirë gjithçka që fshihet në zemrat e robërve.

– “Nëse ju mohoni (besimin e vërtetë), Allahu nuk ka asnjë nevojë për ju.“  – Atë nuk e dëmton aspak mohimi juaj, ashtu siç nuk i sjell ndonjë dobi bindja dhe adhurimet tuaja. Urdhëresat dhe ndalesat që ka ligjëruar për ju janë thjesht mirësi dhe bujari e...

6. Ai ju krijoi ju të gjithëve prej një Njeriu të vetëm (Ademit); pastaj prej tij krijoi bashkëshorten e tij (Hauuâ-në). Dhe Ai krijoi për ju katër lloje kafshësh në çift. Ai ju krijon ju në barqet e nënave tuaja, etapë pas etape në tri errësira. Ky është Allahu, Zoti juaj. Në dorën e Tij është i gjithë pushteti. Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Atij. Atëherë, si i shmangeni (adhurimit të Tij)?

– “Ai ju krijoi ju të gjithëve prej një njeriu të vetëm (Ademit); …“ – Tregues i krenarisë dhe fuqisë së Zotit është edhe fakti që: “Ai ju krijoi ju të gjithëve prej një njeriu të vetëm (Ademit); …”, edhe pse tashmë jeni aq të...

5. Ai krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. Ai bën që nata ta mbulojë (mbështjellë) ditën dhe që dita ta mbulojë (mbështjellë) natën; Ai i ka nënshtruar Diellin e Hënën (sipas ligjit të Tij), që lëvizin sipas një afati të caktuar. Ai është Ngadhënjimtari, Falësi i Madh

  Allahu i Madhëruar na njofton se Ai: – “Ai krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi.“ – I krijoi me urtësi dhe për një qëllim të madh e mirësi të madhe. Ai i krijoi ato që t’i urdhërojë robërit dhe t’i shpërblejë e ndëshkojë, për përmbushje ose jo të...

4. Sikur Allahu të dëshironte të merrte një bir për Vete, Ai mund të kishte zgjedhur kë të donte nga ata që Ai krijon. I madhëruar qoftë Ai (nga të tilla përshkrime). Ai është Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari (që nuk ka nevojë për bir).

Ata parashtruan kërkesat më mendjelehta dhe besimet më të kota. – “Sikur Allahu të dëshironte të merrte një bir për Vete, Ai mund të kishte zgjedhur kë të donte nga ata që Ai krijon.“ – Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, Ai do të zgjidhte kë të donte nga...