Select Page

75. Dhe ti do t’i shohësh melekët të rreshtuar përreth Arshit, duke madhëruar me lavdërime Zotin e vet. Mes tyre (robërve ) do të gjykohet me drejtësi të plotë dhe do të thuhet: “Të gjitha Lavdërimet qofshin vetëm për Allahun, Zotin e botëve!”

– “Dhe ti do t’i shohësh melekët të rreshtuar përreth Arshit, …“ – Atë ditë të madhe, do t’i shohësh melekët të rreshtuar përreth Fronit. Që të gjithë janë në këmbë për t’i shërbyer Zotit të tyre, të grumbulluar dhe rreshtuar rreth Fronit...

74. Ata (të Xhenetit) do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu që e përmbushi premtimin e Vet për ne dhe na bëri trashëgimtarë të xhenetit! Ne mund të banojmë në Xhenet ku të duam. Sa i mrekullueshëm është shpërblimi për ata që bëjnë punë të mira!”

rrugën e drejtë dhe për mirësinë që u dhuroi duke i futur në Xhenet, ata thonë gjatë hyrjes në të: “Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili premtimin e Vet e bëri realitet! Ai na e premtoi Xhenetin nëpërmjet profetëve. Ai na premtoi se do të na fuste në Xhenet nëse besonim...

73. Kurse ata që kanë qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do sillen në Xhenet grupe-grupe. Kur të arrijnë aty, dhe dyert e tij të hapen, roja e tij do të thotë: “Selamun alejkum (Paqja qoftë mbi ju)! Të mira ishin veprat tuaja. Hyni në të! Aty do të banoni përgjithmonë.”

– “Kurse ata që kanë qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do sillen në Xhenet grupe-grupe.“ – Këta janë ata të cilët i ruhen dënimit dhe zemërimit të Zotit të tyre, duke e plotësuar dhe ruajtur të pacenuar teuhidin e Tij dhe duke bërë vepra të mira, në...

71. Jobesimtarët do të sillen në Xhehenem turma-turma. Kur mbërrijnë atje, dyert e tij hapen dhe roja e tij do të thotë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t’jua përcillnin shpalljet e Zotit tuaj dhe t’ju paralajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?!” Ata do të thonë: “Po, (patën ardhur)”. Por vendimi për dënimin e jobesimtarëve tashmë është bërë realitet.

Allahu është Ai që i krijoi të gjitha krijesat dhe kujdeset për furnizimin dhe administrimin e punëve të tyre. Kjo është e përbashkët për të gjitha krijesat. Ata janë të njëjtë në këtë dynja në aspektin e krijimit, furnizimit dhe administrimit. Edhe në Ditën e...