Select Page

69. Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj dhe Libri (i veprave) do të hapet. Atëherë do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët. Mes robërve do të gjykohet me të vërtetën dhe atyre nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi.

– “Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj …“ – Nga kjo kuptohet se të gjitha llojet e ndriçimit në tokë do të zhduken Ditën e Gjykimit. Kështu do të ndodhë, sepse Allahu na ka treguar se Dielli do të mbështillet e shuhet, Hëna do të humbasë...

68. Kur t’i fryhet Surit do të vdesin të gjithë, çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin). Pastaj do t’i fryhet atij për së dyti, dhe ja, të gjithë do të qëndrojnë në këmbë duke pritur (urdhrin e Zotit).

– “Kur t’i fryhet Surit do të vdesin të gjithë, çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin).“ – Ai është një bri i madh, që askush veç Krijuesit nuk ia di madhështinë, ose mund të dinë edhe ata melekë që Zoti ua ka...

67. Ata nuk e madhëruan Allahun me madhërinë që i takon dhe në Ditën e Kijametit e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, kurse qiejt do jenë të mbështjellë në Dorën e Tij të djathtë. I lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai nga ajo që ata i shoqërojnë!”

– “Ata nuk e madhëruan Allahun me madhërinë që i takon …“ – Këta idhujtarë nuk e vlerësojnë Allahun ashtu siç Ai e meriton, në pushtetin dhe fuqinë e Tij, dhe nuk e madhërojnë ashtu siç e meriton madhëria e Tij. Madje, bëjnë të kundërtën e kësaj. Ata...