– “Atyre do t’u thuhet: “Hyni në dyert e Xhehenemit!“ – Këto fjalë u thuhen për t’i poshtëruar më shumë dhe për ta përjetuar nënçmimin. Çdo grup do të hyjë në Xhehenem nga ajo portë që i shkon për shtat, sipas veprave të tyre.
– “Aty do të jeni përgjithmonë!“ – Nuk kanë për t’u larguar ndonjëherë nga ai vend dhe as do t’u lehtësohet ndonjë çast dënimi.
– “Eh, sa vend i keq është ai për kryeneçët!” – Sa i keq është vendi i tyre! Kështu do të shpërblehen, sepse janë treguar kryeneçë e arrogantë ndaj së vërtetës. Allahu i shpërblen sipas punës së tyre, duke i poshtëruar, nënçmuar dhe turpëruar para njerëzve. Më pas, Allahu i Madhëruar na tregon për banorët e Xhenetit dhe pritjen e tyre. Ai thotë: