Select Page

Çdo kush do të shpërblehet për veprat e tij. Dhe Ai (Allahu) e di më së miri se çfarë bëjnë ata (robërit). Kështu, për çdo gjë jepet një gjykim, që të gjithë i nënshtrohen dhe e pranojnë, madje e lavdërojnë Allahun për drejtësinë e Tij. Atë ditë do të shohin dhe njohin shumë nga madhështia e Allahut, dituria, urtësia dhe mëshira e Tij e gjerë. Zemrat dhe mendjet e tyre kurrë nuk e kanë menduar këtë mëshirë e madhështi dhe as që mund ta shprehin me fjalë atë, prandaj Allahu i Madhëruar thotë: Çdo kush do të shpërblehet për veprat e tij. Dhe Ai (Allahu) e di më së miri se çfarë bëjnë ata (robërit).