Select Page

21. A nuk e sheh ti se si e lëshon Allahu ujin nga qielli dhe e shpërndan atë në tokë me burime? Pastaj, Ai bën që të rriten me të bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme. Pastaj ato thahen dhe ti i sheh ato që zverdhen dhe më pas coptohen (e grimcohen). S’ka dyshim se në këtë ka argument për njerëzit e ditur.

– “A nuk e sheh ti se si e lëshon Allahu ujin nga qielli dhe e shpërndan atë në tokë me burime?“ – Allahu i Lartësuar i kujton të mençurit dhe të urtët që të meditojnë për shiun, që bie nga qielli dhe pastaj Ai e bën që të rrjedhë nëpër tokë, në lumenj,...

20. Kurse, për ata që iu frikësuan Zotit të tyre janë ndërtuar pallate të larta me dhoma (të shumta) njëra mbi tjetrën, poshtë të cilave rrjedhin lumenj. Ky është premtimi i Allahut. Dhe Allahu kurrë nuk e thyen premtimin (e Tij).

– “Kurse, për ata që iu frikësuan Zotit të tyre janë ndërtuar pallate të larta me dhoma (të shumta) njëra mbi tjetrën, poshtë të cilave rrjedhin lumenj.“ – E gjithë lumturia dhe të gjitha mirësitë janë përgatitur për të devotshmit. Allahu i Madhëruar ka...

18. Ata që e dëgjojnë me vëmendje fjalën (shpalljen) dhe pasojnë më të mirën. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë dhe këta janë të diturit.

– “Ata që e dëgjojnë me vëmendje fjalën (shpalljen) dhe pasojnë më të mirën.“ – Ata dëgjojnë me vëmendje fjalët që u thuhen, që të mund të gjykojnë drejt se cilave prej tyre iu duhet dhënë përparësi e cilave jo. Ngaqë janë të logjikshëm dhe të kujdesshëm,...

16. Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe shtresa zjarri nga poshtë. Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi, kijeni frikë (dënimin)!”

– “Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe shtresa zjarri nga poshtë.“ – Një valë dënimi e madhe do t’i mbulojë nga sipër, si një re e madhe. Po kështu do të kenë dënim edhe nga poshtë. – “Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi,...