Select Page

Mos, vallë, mund ta shpëtosh ti prej zjarrit atë që i është përcaktuar vendimi për dënim? Mos do ta udhëzosh ti atë për të cilin është vendimi i prerë për ndëshkimin e tij?! Për atë është bërë i pakthyeshëm dënimi, sepse ai vazhdon në humbjen e vet me inat, mohim dhe mospërfillje të së vërtetës. Ti nuk mund të udhëzosh dot të tillë njerëz, sepse drita e Zotit nuk gjen rrugë për në zemrat e tyre. Ti kurrë nuk mund të shpëtosh atë që është në zjarr, sepse kjo është e pamundur.