Select Page

80. Allahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurët e kafshëve ju mundësoi të keni tenda që lehtësisht i bartni me vete gjatë udhëtimeve dhe (kur qëndroni) në vendin tuaj. Ndërsa nga leshi ose gëzofi i tyre, ju bëni veshje, që t’i shfrytëzoni për një kohë të caktuar.

Allahu i Lavdëruar u kujton krijesave mirësitë e Tij dhe kërkon prej tyre që të shprehin mirënjohjen dhe ta lavdërojnë Atë për to. Ai thotë: – “Allahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë …” – Ju banoni dhe gjeni prehje në shtëpitë...

77. Vetëm Allahu i di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Çështja e Orës së kijametit është sa hap e mbyll sytë ose edhe më shpejt. Allahu është i Gjithëfuqishëm për gjithçka.

– “Vetëm Allahu i di fshehtësitë e qiejve dhe të tokës.” – Allahu i Madhëruar është i Vetmi që di të fshehtat e qiejve e të tokës. Fshehtësitë e misteret i di vetëm Ai. Prej këtyre fshehtësive është edhe koha kur do të ndodhë Kijameti. Askush...

76. Allahu sjell shembull edhe dy njerëz. Njëri prej atyre të dyve është memec, që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët). Ai është barrë për kujdestarin e tij e ngado që ta orientojë, ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai njëlloj me atë që udhëzon për drejtësi dhe është në Rrugën e Drejtë?

Shembulli i dytë është ai me njeriun shurdhmemec, që nuk dëgjon, nuk flet dhe nuk ka fuqi për asgjë, sado e vogël qoftë. Ky është barrë për të afërmit e tij. Të afërmit duhet t’i shërbejnë e të kujdesen për të, sepse ai nuk mund të kujdeset për veten e vet. Atëherë, a...

75. Allahu sjell si shembull një skllav që është pronë e dikujt tjetër dhe që nuk ka në dorë asgjë dhe një tjetër, të cilin ne e kemi begatuar me një rizk të mirë e ai jep nga ai (që i kemi dhënë) fshehtas e haptas. A janë këta të dy të barabartë?! Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.

– “Allahu sjell si shembull një skllav që është pronë e dikujt tjetër dhe që nuk ka në dorë asgjë dhe një tjetër, të cilin ne e kemi begatuar me një rizk të mirë e ai jep nga ai (që i kemi dhënë) fshehtas e haptas. A janë këta të dy të barabartë?! –...