Select Page

126. Nëse zgjidhni të ndëshkoni (sipas ligjit), atëherë bëjeni po në atë masë sa jeni dëmtuar ju! E nëse duroni (dhe falni), pa dyshim që kjo është më e mira për durimtarët.

Allahu i Madhëruar na mëson se drejtësia është e lejuar, por nga ana tjetër, Ai na nxit për falje e tolerancë, që është më e pëlqyeshme. Ai thotë: – “Nëse zgjidhni të ndëshkoni (sipas ligjit), atëherë bëjeni po në atë masë sa jeni dëmtuar...

125. Thirr për në Rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me mënyrën më të mirë! Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.

– “Thirr për në Rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me mënyrën më të mirë!” – Ajo në të cilën ti i fton njerëzit, si besimtarët, ashtu edhe mohuesit, është dituria e dobishme e vërtetë dhe puna e...

124. Rregulli i së shtunës (Sabathit) iu bë detyrë vetëm atyre që ranë në kundërshtime. Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Gjykimit për çështjet që ata kundërshtoheshin.

Respektimi i sabathit, ose i rregullave të së shtunës, u bë detyrë për ata që kishin patur kundërshtime kundër profetëve të tyre dhe kishin humbur rrugën, domethënë, për judejtë, të cilët u shmangën nga e vërteta. Për shkak të kundërshtimeve ndaj urdhëresave, ata u...