Select Page

– “Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës. – Allahu është me të devotshmit e bamirësit. Kjo do të thotë se Ai u jep sukses për çdo mirësi, i udhëzon në rrugën e drejtë dhe në veprat e fjalët më të mira. Kështu kujdeset Zoti për të dashurit e Tij, të cilët janë larg mohimit dhe poshtërsive.

Ata që janë bamirës edhe ndaj krijesave të Zotit, siç e ka shpjeguar Profeti kur thotë: “Ihsan-i është që ta adhurosh Zotin sikur ta shihje haptazi, sepse edhe nëse nuk e sheh (në këtë botë), Ai të sheh ty”. Kështu, ata e adhurojnë Zotin duke ndier gjithmonë mbikëqyrjen e Tij të vazhdueshme. Nuk ka njerëz më të mirë se ata që pajisen me takua dhe ihsan, devotshmëri dhe bamirësi. E lusim Zotin të na bëjë të tillë!

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Nahl, dhe për këtë falënderimi e lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar.