Këta janë njerëzit që përfitojnë vërtet nga ajetet dhe shenjat e Allahut, sepse ata meditojnë dhe e kuptojnë qartë përse janë sjellë ato shenja dhe çfarë mesazhi përcjellin. Ndërsa vështrimi i të tjerëve është i pakujdesshëm. Le të meditojmë me kujdes në këto shenja të sjella nga Allahu në këtë ajet. Allahu i Lartësuar i krijoi shpendët me një formë dhe përmbajtje të tillë, që u mundëson fluturimin.
Nga ana tjetër, Ai e bëri ajrin të përshtatshëm për fluturim. Allahu u dha shpendëve forcë për ta realizuar fluturimin dhe i mësoi se si të fluturojnë. Të gjitha këto tregojnë për urtësinë e Tij të plotë, për diturinë e gjerë dhe përkujdesin e pashembullt me të gjitha krijesat e Tij. Ato tregojnë se fuqia e Allahut është absolute. I Lartësuar e Begatisjellës është Allahu, Zoti i botëve.