Select Page

– “Vetëm Allahu i di fshehtësitë e qiejve dhe të tokës.” – Allahu i Madhëruar është i Vetmi që di të fshehtat e qiejve e të tokës. Fshehtësitë e misteret i di vetëm Ai. Prej këtyre fshehtësive është edhe koha kur do të ndodhë Kijameti. Askush nuk e di kohën e tij veç Allahut. Por dijeni, o njerëz, se kur të vijë ajo kohë, Allahu i Lartësuar thotë:

– “Çështja e Orës së kijametit është sa hap e mbyll sytë ose edhe më shpejt.” – Kijameti do të ndodhë shumë shpejt, aq sa zgjat një pulitje sysh, madje edhe më shpejt. Atë çast do të ngrihen njerëzit nga varret e tyre, për të përjetuar Ditën e Ringjalljes dhe të Tubimit para Zotit. Tashmë nuk është koha që mund të afatizohesh. Kjo do të ndodhë, dhe askush nuk mund ta kthejë pas apo ta ndryshojë, sepse:

– “Allahu është i Gjithëfuqishëm për gjithçka.” – Aspak të mos ju duket çudi fuqia e Tij për të ringjallur të vdekurit. Mendohuni pak për shembujt e mëposhtëm: