Select Page

8. Nëse Ne ua vonojmë ndëshkimin për njëfarë kohe, ata thonë: “Pse nuk po ndodh?” Por le ta dinë se, kur t’u vijë dita, asgjë nuk ka për t’ua larguar më (ndëshkimin) dhe mbi ta do të bëhet realitet ai (kërcënim) me të cilin talleshin.

– “Nëse u thua ‘Me siguri që do të ringjalleni pas vdekjes.’, mohuesit me këmbëngulje thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një magji e qartë.”. – Kur u flet për ringjalljen dhe llogarinë para Zotit, ata nuk të besojnë, madje të kundërshtojnë...

7. Është Ai që i krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë Ditëve, – ndërsa Froni i Tij ishte mbi ujë –, që t’ju sprovojë se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse u thua “ Me siguri që do të ringjalleni pas vdekjes“ mohuesit me këmbëngulje thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një magji e qartë.“.

 – “Është Ai që i krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë Ditëve, – ndërsa Froni i Tij ishte mbi ujë …” – Allahu i Madhëruar na tregon se është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën në gjashtë ditë. Dita e parë e krijimit ishte e diela dhe dita e fundit...

6. Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi mahfudh).

– “Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu.” – Çdo lloj  krijese qoftë, njeri, kafshë a çdo gjë tjetër në tokë, det e ajër, Allahu i Madhëruar ia ka siguruar furnizimin. Është i Gjithëmëshirshmi Ai që i ushqen të gjithë e përkujdeset...

5. Shih si përpiqen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai! Le ta dinë se edhe kur mbulohen me rroba, Ai e di se çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. Sepse Ai e di mirë çfarë fshihet në gjoks.

– “Shih si përpiqen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai!” – Allahu i Lartësuar na tregon rreth injorancës dhe humbjes së idhujtarëve. Ata pandehin se mund t’i ruhen shikimit të Allahut dhe dijes së Tij absolute duke fshehur në...