Select Page

123. Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja.

– “Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje.” – Allahu i Lartësuar i di të gjitha të fshehtat e qiejve dhe të Tokës. Qoftë veprat, qoftë ata që i bëjnë veprat, të gjithë do të dalin para Allahut...

122. Prisni ju, se edhe ne jemi duke pritur!

– “Prisni ju, se edhe ne jemi duke pritur! – Vazhdoni të prisni atë që na pret ne, se dhe ne do të vazhdojmë të presim atë që do të ngjajë me ju. Allahu i Lartësuar ka bërë dallimin mes dy grupeve dhe u tregon besimtarëve të Tij të sinqertë ndëshkimin e të...

120. Gjithçka që po ta rrëfejmë nga historitë e profetëve – me të forcojmë zemrën tënde. Në këtë Shpallje të ka ardhur e vërteta, këshilla dhe kujtimi për ata që besojnë.

   Pasi përmendi disa nga historitë e profetëve, Allahu i Lartësuar tregon qëllimin dhe urtësinë e tyre: – “Gjithçka që po ta rrëfejmë nga historitë e profetëve – me të forcojmë zemrën tënde.” – Allahu i Lartësuar i tregoi të gjitha këto histori që zemra...

119. Përveç atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë edhe i krijoi ata. Vendimi i Zotit tënd do të përmbushet: “Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkë.“

– “… Përveç atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti yt.” – Këta janë ata të cilët i udhëzon Allahu te njohja e të vërtetës dhe në veprat e sinqerta sipas kësaj të vërtete. Këtyre u paraprin mirësia dhe përkujdesi nga Allahu i Gjithëmëshirshëm, i Cili u ka...