Select Page

116. Përse të mos kishte nga brezat para jush, të mençur e të nderuar që ta ndalonin shkatërrimin në Tokë?! Përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (nga e keqja), të gjithë të tjerët ishin keqbërës. Ata u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar e ngulmuan në gjynahe.

  Allahu i Lartësuar përmendi më lart shkatërrimin e popujve që kundërshtuan profetët e tyre dhe u larguan nga rruga e drejtë. Ata nuk pranuan që t’u nënshtroheshin porosive të Allahut të Lartësuar në Shpalljet e Tij. Edhe popujt të cilëve iu dhuruan libra hyjnorë...

114. Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, edhe në orët e afërta të natës! Sigurisht që veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Ky është kujtim për ata që kujtojnë (Zotin e tyre)

– “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, edhe në orët e afërta të natës!” – Allahu i Lartësuar urdhëron për faljen e namazit në dy skajet e ditës, domethënë, në fillim dhe në fund të saj. Këtu përfshihen tre namazet: i sabahut, i drekës dhe ai i ikindisë....

113. Dhe mos anoni kurrë nga ata që bëjnë padrejtësi e kështu t’ju përcëllojë Zjarri! Atëherë, ju nuk do të keni asnjë mbrojtës përveç Allahut dhe askush nuk do t’ju ndihmojë

“Dhe mos anoni kurrë nga ata që bëjnë padrejtësi e kështu t’ju përcëllojë Zjarri!” – Mos anoni nga ata të cilët bëjnë padrejtësi, sepse nëse anoni nga ata, sigurisht që keni për t’i miratuar dhe pasuar në padrejtësitë e tyre, ose të paktën do të jeni të kënaqur...

112. Prandaj qëndroni të patundur (në rrugën e drejtë), ashtu siç jeni urdhëruar – ti dhe ata që janë penduar (e kanë besuar) së bashku me ty dhe mos i kaloni kufijtë! Ai sheh gjithçka që bëni ju.

– “Prandaj qëndroni të patundur (në rrugën e drejtë), ashtu siç jeni urdhëruar – ti dhe ata që janë penduar (e kanë besuar) së bashku me ty dhe mos i kaloni kufijtë!” – Allahu i Lartësuar urdhëron për “el istikâme”, domethënë për qëndrueshmëri në...