Select Page

Allahu i Lartësuar nuk do t’i shkatërronte popujt, po të ishin vepërmirë, domethënë të vazhdueshëm në punë të mira dhe të përqendruar në rrugën e drejtë. Allahu i ka ndëshkuar vetëm sepse ata dilnin jashtë kufijve të Tij, pa pasur asnjë justifikim. Kështu ndëshkohen ata që e dinë të vërtetën dhe nuk e zbatojnë atë. Kurse kuptimi tjetër është: Allahu i Lartësuar kurrsesi nuk do të shkatërronte njerëzit për padrejtësitë që kanë bërë në të shkuarën, nëse ata i kthehen të penduar, duke ndrequr besimin dhe veprat e tyre. Pendimi i sinqertë i fshin dhe i mbulon gjynahet. Punët e mira që pasojnë të këqijat të shpëtojnë nga ndëshkimi i ashpër.