Select Page

– “Vetëm tek Allahu është kthimi juaj dhe Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” – Ky është argument se Allahu i Madhëruar do t’i ringjallë të vdekurit. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. I Lartësuari na ka njoftuar se do t’i ringjallë dhe llogarisë me drejtësi të gjithë, dhe kjo është diçka që do të ndodhë patjetër. Për këtë tregon jo vetëm Shpallja e Zotit, por edhe logjika pastër dhe e shëndoshë.