Select Page

3. Dhe (t’ju këshilloj) që ju t’i kërkoni falje Zotit tuaj dhe të ktheheni tek Ai të penduar, që Ai t’ju mundësojë të kënaqeni me përjetime të bukura deri në një afat të caktuar dhe pastaj çdo punëmiri t’i japë mirësinë që i takon. E nëse ata refuzojnë, thuaju: “Unë kam frikë për ju dënimin e Ditës së Madhe.“

– “Dhe (t’ju këshilloj) që ju t’i kërkoni falje Zotit tuaj dhe të ktheheni tek Ai të penduar,” – Ky libër është shpallur që ju t’i kërkoni falje Zotit tuaj për çdo gjynah e mosbindje ndaj Tij dhe që vazhdimisht të pendoheni para Tij, duke...