Select Page

– “Elif, Lam, Ra. (Ky është) Libër ajete e të cilit u zbritën plot urtësi …” – Allahu i Lartësuar thotë se ajetet e këtij libri madhështor dhe plot mirësi janë përkryer dhe zbritur në formën më të plotë, të urtë dhe me përpikmëri. Kumtet e këtij libri janë të vërteta, ndërsa urdhëresat dhe ndalesat e tij janë të drejta. Teksti i tij është zbritur në gjuhën më të pastër dhe shumë të pasur arabe, ndërsa kuptimet e tij janë të thella dhe të mrekullueshme. Ajetet e tij janë plot urtësi.

– “… dhe pastaj u shtjelluan nga Ai që është i Urtë e i Gjithëditur. …” – Ky libër është shtjelluar në mënyrën më të bukur nga Ai që është i cilësuar si Hakim – i Urti, që vendos gjithçka në vendin e vet. Ai urdhëron dhe ndalon veçse me urtësi dhe drejtësi absolute. Allahu është gjithashtu El Habir – i Gjithëdituri, i Cili shikon dhe di hollësisht gjithçka që shfaqet ose që mbahet e fshehur.

Nëse është Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur Ai që e ka përkryer, shtjelluar dhe qartësuar këtë libër, atëherë mos pyet për madhështinë, bukurinë dhe mrekullitë e tij! E çfarë të pyesësh për një Libër, që është i mbushur plot me urtësi dhe me mëshirë gjithëpërfshirëse?! I Lartësuari e shpalli këtë Libër me një qëllim madhor: