Select Page

44. Pastaj erdhi urdhri: “O tokë, gëlltite ujin tënd, dhe ti, o qiell, ndale shiun tënd!” Uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe Anija u ndal në (malin) El Xhûdij. Pastaj erdhi fjala: “Mallkuar qoftë populli keqbërës!“

– “Pastaj erdhi urdhri: “O tokë, gëlltite ujin tënd, dhe ti, o qiell, ndale shiun tënd!”” – Zoti urdhëroi tokën: “Tërhiqe ujin që doli prej teje dhe që ra mbi ty! Tërhiqe atë në brendësinë tënde!” Zoti urdhëroi edhe qiellin të ndalte ujin (shiun) që...

43. Ai (i biri) tha: “Unë do të ngjitem në mal, që do të më mbrojë nga uji!” Nuhu i tha: “Sot asgjë nuk mund të shpëtojë (ndonjë) prej ndëshkimit të Allahut, përveç atyre që Ai i ka mëshiruar.” Ndërkaq, dallga hyri mes tyre e djali qe nga ata që u mbytën.

– “Unë do të ngjitem në mal, që do të më mbrojë nga uji.”” – Unë do të ngjitem në mal, dhe kështu do të shpëtoj nga mbytja. Atëherë Nuhu i thotë: – “Nuhu i tha: “Sot asgjë nuk mund të shpëtojë (ndonjë) prej ndëshkimit të Allahut, përveç atyre që Ai i...

42. Kështu Anija lundronte me ta përmes valëve të larta si male. Nuhu thirri të birin, që ishte veçuar nga të tjerët: “O biri im! Hip bashkë me ne e mos u bëj me mohuesit!“

– “Kështu Anija lundronte me ta përmes valëve të larta si male.” – Anija, së bashku me Nuhun dhe ata që hipën me të, lundronte mes dallgëve, që ishin të larta si male. Por për atë anije dhe udhëtarët e saj përkujdesej vetë Zoti i qiejve dhe i tokës. Ai...

40. Kur erdhi urdhri Ynë dhe burrimet e tokës gufuan, Ne i thamë: “Ngarko në të nga një çift (mashkull e femër) prej çdo krijese, familjen tënde, – përveç atyre për të cilët është dhënë vendimi i ndëshkimit, – dhe besimtarët.” Por vetëm pak besuan në të.

– “Kur erdhi urdhri Ynë dhe burrimet e tokës gufuan, …” – Kur afroi caktimi i Zotit për të ndëshkuar atë popull, uji nisi të vërshonte nga çdo anë, nga qielli, nga toka, madje edhe furrat, të cilat normalisht janë plot zjarr, pra, edhe prej tyre...