Select Page

– “Unë do të ngjitem në mal, që do të më mbrojë nga uji.”” – Unë do të ngjitem në mal, dhe kështu do të shpëtoj nga mbytja. Atëherë Nuhu i thotë:

– “Nuhu i tha: “Sot asgjë nuk mund të shpëtojë (ndonjë) prej ndëshkimit të Allahut, përveç atyre që Ai i ka mëshiruar…” –  Asgjë nuk mund të të shpëtojë sot prej përmbytjes, çfarëdo qoftë e kudo qoftë. Asnjë shans shpëtimi nuk ekziston sot, veç mundësisë së vendosur nga Allahu i Madhëruar: “…përveç atyre që Ai i ka mëshiruar.”

– “Ndërkaq, dallga hyri mes tyre e djali qe nga ata që u mbytën.” – Pasi i Madhëruari i përmbyti mohuesit dhe shpëtoi Nuhun dhe të gjithë që ndodheshin në anije, atëherë urdhëroi ujin që të tërhiqej.