– “E ai tha: “Hipni në të! Me emrin e Allahut, ajo lundron dhe ndalet.” – Kjo qe një lutje, që Nuhu i porositi të gjithë besimtarët ta thoshin. Ishte i Madhëruari që e urdhëroi Nuhun për t’i hipur në anije ata, dhe po Ai i mësoi si t’i luteshin Atij. Anija lundron e pluskon me urdhrin e Allahut. Ajo udhëton me mëshirën dhe urdhrin e Tij. Është Ai që e udhëzon atë me butësinë dhe përkujdesin e Tij për robërit e Tij besimtarë:
– “Vërtet, Zoti im është Falës i madh e Mëshirëplotë.”. – Allahu na fali e na i mbuloi të metat tona dhe na mëshiroi, duke na shpëtuar nga populli zullumqar dhe ndëshkimi i ashpër. Pastaj i Madhëruari përshkruan lundrimin e asaj anijeje sikur ta shihje vetë me sy: