– “Pastaj erdhi urdhri: “O tokë, gëlltite ujin tënd, dhe ti, o qiell, ndale shiun tënd!”” – Zoti urdhëroi tokën: “Tërhiqe ujin që doli prej teje dhe që ra mbi ty! Tërhiqe atë në brendësinë tënde!” Zoti urdhëroi edhe qiellin të ndalte ujin (shiun) që lëshonte mbi tokë.
– “Uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe Anija u ndal në (malin) El Xhûdij.”” – Si qielli, ashtu edhe toka iu nënshtruan urdhrit të Allahu të Madhëruar. Toka e thithi ujin e saj dhe qielli reshti së lëshuar ujë, dhe kështu toka doli përsëri në pah. Atëherë, çështja mori fund. Ndëshkimi i mohuesve u krye dhe besimtarët shpëtuan me mëshirën e të Gjithëmëshirshmit. Ndërsa anija qëndroi mbi malin e njohur El Xhudij, afër Meusilit (në Irak).
– “Pastaj erdhi fjala: “Mallkuar qoftë populli keqbërës!”” – Pas ndëshkimit, mohuesit u goditën edhe nga ky mallkim, që do t’i ndiqte përgjithmonë nga pas.