Select Page

49. Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes sime as dëm, as dobi, veç asaj që dëshiron Allahu”. Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë asnjë çast të vetëm dhe as ta përshpejtojnë.

– Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes sime as dëm, as dobi, veç asaj që dëshiron Allahu”. Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë asnjë çast të vetëm dhe as ta përshpejtojnë. – Llogaria dhe ndëshkimi i drejtë është në...

46. Edhe nëse Ne ta mundësojmë ty të shohësh (sa je gjallë) diçka nga ajo që u kemi premtuar atyre, por edhe nëse të marrim ty (në mëshiren Tonë), sërisht vetëm te Ne është kthimi i tyre. Allahu është dëshmitar i veprave të tyre.

Mos u trishto për këta mohues dhe as mos kërko përjashtimin e ndëshkimit për ta. Ndëshkimi do t’i godasë në mënyrë të pashmangshme: ose në jetën e kësaj bote, që ta shohësh me sytë e tu dhe të qetësohet zemra jote, ose në ahiret, pas largimit tënd nga kjo botë. Allahu...

45. Ditën e Tubimit, atyre do t’u duket sikur jetuan veçse një çast të ditës, sa për t’u njohur me njëri-tjetrin. Kanë dështuar, vërtet ata që nuk besojnë në takimin me Allahun dhe nuk ndjekin udhën e drejtë.

  Allahu i Madhëruar na tregon se sa shpejt përfundon kjo dynja. Kur Allahu t’i tubojë njerëzit atë ditë që nuk ka dyshim, atyre do t’u duket se kanë qëndruar në dynja veçse një orë të shkurtër të ditës. Gjithashtu, do t’u duket sikur nuk kanë përjetuar asnjë të mirë...