– “Allahu nuk u bën asnjë padrejtësi njerëzve, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së tyre.“ – Ai nuk ua shton të këqijat dhe as nuk ua pakëson mirësitë atyre, por janë njerëzit që i bëjnë padrejtësi vetvetes. Kur u vjen e vërteta, ata nuk e pranojnë, por e shpërfillin atë. Atëherë, si ndëshkim, Allahu i Madhëruar ua vulos zemrat dhe ua mbulon shikimin dhe dëgjimin.