Select Page

108. Thuaj: “O njerëz! Tashmë ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj. Kush merr rrugën e drejtë, e ka vetëm për veten e vet; ndërsa kush ndjek devijimin, e ka humbur vetveten. Unë nuk jam roja juaj.

Pas qartësimit të argumenteve, drejtohu njerëzve dhe thuaju: – “Thuaj: “O njerëz! Tashmë ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj.” – Juve ju erdhën prej Zotit tuaj lajme të vërteta, të mbështetura në fakte të pamohueshme, që nuk të lënë asnjë dyshim. Ato ju...

107. Nëse Allahu vendos të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund ta largojë atë, veç Tij. Nëse Ai dëshiron të të japë ndonjë të mirë, askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij. Ai shpërblen me këtë atë, që dëshiron prej robërve të Tij. Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

– “Nëse Allahu vendos të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund ta largojë atë, veç Tij.”  – Ky është ndër argumentet se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin, dashurinë, nënshtrimin ndaj Tij dhe madhërimin prej krijesave. Ai...

104. Thuaj: “O njerëz! Nëse ju dyshoni për fenë time, dijeni se unë nuk i adhuroj ata që ju adhuroni veç Allahut. Por adhuroj vetëm Allahun, i Cili ka në dorë (jetën dhe) vdekjen tuaj. Unë jam urdhëruar të jem besimtar i vërtetë.

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit a.s, i cili është zotëria i të gjithë të dërguarve, imami i të devotshmëve dhe njeriu më i dijshëm dhe i mbushur plot siguri në besimin e pastër dhe i thotë: – “Thuaj: “O njerëz! Nëse ju...