– “Pasoje atë që të shpallet dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë (me drejtësinë e Tij).” – Allahu i Lartësuar i drejtohet me këtë porosi të vyer, që i drejtohet gjithashtu edhe umetit të tij: Ndiqe atë që po të shpallet! Kjo ndjekje realizohet duke kaluar në katër etapa të domodsoshme:
- Duke e marrë udhëzimin nga burimet e Shpalljes (Kur’an e Sunet).
- Duke punuar e jetuar sipas kësaj diturie, vetëm me qëllimin për të kënaqur Allahun e Madhëruar.
- Gjendja, pamja dhe dukja e njeriut duhet të ngrihen mbi këtë dituri dhe të jenë treguese të saj.
- Ftesa e njerëzve në këtë fe me durim, dituri, urtësi dhe maturi. Pastaj Allahu i Madhëruar jep një porosi për gradën më të lartë të durimit.
– “… dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë (me drejtësinë e Tij).” – Ky është durimi duke jetuar sipas diturisë së Zotit dhe duke ftuar të tjerët në të. Përfundimi i këtij durimi është i lavdishëm. Pastaj mos u dobëso e as ngadalëso! Mos u ligështo për sprovat që të godasin dhe kurrë mos e ul kokën apo të ngadalësosh hapat. Vazhdo në këtë rrugë të lavdisë, derisa Allahu të gjykojë me drejtësinë e tij mes teje dhe çdokujt që të mohon e të kundërshton!
– “Ai është Gjykuesi më i mirë.” – Allahu i Madhëruar është më i miri gjykues. Nuk ka dyshim që Profeti (a.s) e plotësoi urdhrin e Zotit të Tij dhe qëndroi i patundur në rrugën e drejtë. Ashtu vazhdoi i patundur, derisa Zoti e lartësoi fenë e Tij mbi të gjitha fetë e besimet në botë. Allahu i Lartësuar i dhuroi atij fitoren mbi armiqtë e Tij në të gjitha planet: qoftë në atë ushtarak, ashtu edhe me diturinë dhe argumentimin përmes fjalës.
Allahut dhe vetëm Atij i takon lavdia, dashuria dhe çdo lavdërim e përlëvdim, ashtu si e meriton madhështia e Tij! Lavdëruar qoftë, ashtu si i takon të lavdërohet Bamirësi e Bujari i madh, Dhuruesi i të gjitha mirësive!