– “Çdo popull ka pasur të dërguarin e vet. Me t’u ardhur i dërguari, mes tyre do të gjykohet me drejtësi dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” – Në të gjithë popujt e shkuar, Allahu i Lartësuar ka dërguar profetë, që t’i ftonin ata në teuhidin e pastër dhe në jetën sipas fesë dhe ligjit të Tij. Pasi profetët dërgoheshin me shenja e mrekulli, që tregonin vërtetësinë e tyre, një pjesë i besonin, ndërsa shumë të tjerë i mohonin.
Atëherë, Allahu i Lartësuar gjykonte mes tyre me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Zoti nuk ndëshkon kurrë pa e bërë njerëzit të meritueshëm ndëshkimin me krimet e tyre. Për këtë arsye, le të bëjnë kujdes ata që mohojnë dhe të mos ecin në gjurmët e mohuesve të mëhershëm, që Zoti i ndëshkoi, se përndryshe i pret i njëjti fund si ata të mjerë dhe të harruar. Gjithashtu, të mos e shohin ndëshkimin sikur është shumë larg dhe të thonë: